Një nga këshilltarët kryesorë të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky ka pohuar se Rusia po planifikon të sulmojë termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia për të krijuar një “zonë gri të shpopulluar”.
Përmes një mesazhi në Twitter, Mykhailo Podolyak paralajmëron se: “Rusia nuk është në gjendje të mbajë Enerhodar në terma afatmesëm, dhe për këtë arsye aktualisht po konsideron një sulm terrorist në shkallë të gjerë në ZNPP për të ndaluar kundërsulmin ukrainas dhe të krijojë një “zonë gri”, të shpopulluar për vitet e ardhshme, si pjesë e status quo-së territoriale pa armëpushim”.
Komentet e Podolyak vijnë pasi Zelensky më herët sugjeroi se Moska po planifikonte një sulm ndaj centralit bërthamor, diçka që Kremlini e ka mohuar fuqishëm. Podolyak pretendoi se Moska gjithashtu mund të përpiqet të sulmojë digën në Kryvyi Rih në Kinzhals.
“Aktualisht është duke u zhvilluar minimi i termocentralit bërthamor, duke përfshirë pellgjet ftohëse.
Nëse Kremlini vendos të vazhdojë apo ndërpresë këtë skenar, varet vetëm nga reagimi i botës globale. Vijat e kuqe duhet të përcaktohen. Pasojat duhet të shpallen. Jo nesër, sot”- tha këshilltari i Presidentit të Ukrainës.
Top Channel