Një 42-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar me burgim pas ndryshimit të masës së sigurisë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, ekzekutuan masën sigurisë e lëshuar nga Gjykata e Apelit Tiranë, e cila pas hetimeve në kuadër të operacionit “Ulëza”, ka vendosur ndryshimin e masës së sigurisë për shtetasin A.Gj., nga “Arrest në shtëpi” në “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
42-vjeçari duke qenë me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, me datë 30.03.2022, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë për ekzekutimin e ndryshimit të masës së sigurisë, është larguar nga banesa duke thyer masën e sigurisë.
Në bashkëpunim me disa persona të tjerë të arrestuar më parë nga Policia, i arrestuari është bashkautor i disa rasteve të kultivimit të bimëve narkotike të konstatuar dhe asgjësuar nga Policia në vitin 2019, në rrethin Mat.
Sipas policisë, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
Top Channel