Një person është vënë në pranga dhe dy të tjerë po hetohen në gjende të lirë për vepra të ndryshme penale në Lushnjë.
Një 32-vjeçar nga fshati Pluk në Lushnjë është arrestuar pasi dyshohet se i ka vjedhur telefonin një gruaje.
Një 41-vjeçar tjetër nga qyteti i Lushnjës po hetohet në gjendje të lirë, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e vogël heroinë.
Gjithashtu, në gjendje të lirë po hetohet edhe një 30-vjeçar nga fshati Ardenicë në Lushnjë, pasi dyshohet se ka vjedhur një çantë me një shumë parash në të që i përket një burri tjetër.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
“Lushnjë/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. Xh., 32 vjeç, banues në Pluk, Lushnjë, pasi dyshohet se i ka vjedhur celularin, një shtetaseje.
Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin O. Ll., 41 vjeç, banues në Lushnjë, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike heroinë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. A., 30 vjeç, banues në Ardenicë, Lushnjë, pasi dyshohet se i ka vjedhur çantën me një shumë parash në të, një shtetasi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.
Top Channel