Një gjykatë në Moskë ka rrëzuar ankesën e gazetarit të Wall Street Journal kundër paraburgimit, dhe vendosur lënien në paraburgim të Evan Gershkovich deri në fund të gushtit.
Gazetari 31-vjeçar i Wall Street Journal u arrestua në Rusi me akuza për spiunazh në fund të marsit, ndërsa ishte në një udhëtim raportimi.
Një gjykatë në Moskë ra dakord muajin e kaluar për të mbajtur shtetasin amerikan në paraburgim deri më 30 gusht. Avokatët mbrojtës e kundërshtuan vendimin, por Gjykata e Qytetit të Moskës hodhi poshtë sot ankesën e tij.
Gershkovich dhe Wall Street Journal kanë mohuar akuzat se ai ka spiunuar në Rusi. Qeveria amerikane e ka shpallur atë si të ndaluar gabimisht dhe ka kërkuar lirimin e tij të menjëhershëm.
Top Channel