Foto ilustruese

Administratori i fasonerisë në Fushë Thumanë, ku humbi jetën një punonjës është arrestuar këtë të enjte.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan administratorin Fredi Kalesha 48 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi ditën e djeshme Taulant Dika 33 vjeç, duke punuar me një makineri, është goditur nga një pjesë e saj dhe për pasojë ka humbur jetën.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin F. K., 48 vjeç, banues në Krujë, administrator i një fasonerie në Fushë Thumanë, pasi ditën e djeshme, në këtë fasoneri, shtetasi T. D., 33 vjeç, duke punuar me një makineri, është goditur nga një pjesë e makinerisë dhe për pasojë ka humbur jetën. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, sipas policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA