E dënuar me dy vite burg për mashtrim, arrestohet në Fushë Krujë fallxhorja e shpallur në kërkim

22/06/2023 09:15

Një 43-vjeçare e shpallur në kërkim, pasi ishte dënuar me dy vite burg për mashtrim nga Gjykata e Apelit Tiranë, është arrestuar nga policia në Fushë Krujë.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije Elena Muhaxhiri, në rolin e një fallxhore, ka përfituar para dhe sende me vlerë nga shtetas të ndryshëm, duke i mashtruar ata se mund t’u parashikonte të ardhmen.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë bën të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin me sukses të Muhaxhirit në Fushë Krujë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA