Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, në fjalën e tij në Kuvend, kërkoi lirimin e kryebashkiakut të Himarës Fredi Beleri.
Sipas Dules, Beleri po mbahet në mënyrë të padrejtë në qeli.
“Një kryetari të zgjedhur, i privohet e drejta kushtetuese qe i kanë ngarkuar qytetarët e tij, komunitetit të Himarës po i nëpërkëmbet e drejta e sovranit”, tha Dule.
Dule akuzoi kryeministrin Edi Rama se po mban të mbërthyer pushtetit madje e cilëson “turp të kombit”. Sipas tij, me lënien në burg të Belerit, po i privohet e drejta kushtetuese komunitetit të Himarës.
“Kemi një Ludovik që thotë shteti jam unë. Në një kohë kur Luigji i XIV ishte idhull, ky i joni është turp i kombit. Një qytetar, Fredi Belerit i dhunohet në mënyrë arbitrare në çdo këndvështrim, liria. Një kryetari të zgjedhur me mandat të ratifikuar të një nga 61 bashkive të vendit, i privohet e drejta kushtetuese. Një komuniteti”.
Beleri, që fitoi zgjedhjet e 14 majit, duke u zgjedhur në krye te Himarës, u arrestua dy ditë para zgjedhjeve, pasi u kap duke blerë votat e himariotëve.
Top Channel