Këshilltari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet ka takuar të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Chollet në një postim në Twitter shkruan se kishte një takim pozitiv me të dërguarin e BE-së për angazhimin e përbashkët për çtensionimin e marrëdhënies Kosovë-Serbi.

“Takimi i mirë me Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak për angazhimin e përbashkët për deskalimin e situatës në Kosovë dhe Serbi dhe mbështetjen e rrugës së Ballkanit Perëndimor drejt integrimit në BE”, shkruan Chollet.

Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka bërë të ditur se i ka ftuar në takim urgjent në Bruksel, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA