Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në hyrje të qytetit të Lushnjës.

Aksidenti ka ndodhur në “Rrugën e Palmave” pranë tregut të fruta perimeve.

Në aksident janë përfshirë një motoçikletë dhe një këmbësor. Ledion Duro drejtuesi i motorit ka përplasur shtetasin Gramoz Xhumari 45 vjeç nga Karbunare. Si pasojë e kësaj përplasje të dy kanë marrë dëmtime të rënda duke dhe janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës.

Nga informacionet e para mësohet se 45vjeçari i ka prerë rrugën drejtuesit të motorit ku ky i fundit dhe pse ka frenuar nuk e ka shmangur dot përplasjen.

Aksi ku ndodhi aksidenti i sotëm është një nga akset që shpesh herë ka patur aksidente dhe me pasoja fatale. Kjo për shkak të drejtësisë që ka ky segment ku drejtuesit e mjeteve ecin me shpejtësi deri në 120 km në orë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA