“S’ka nevojë të rikujtojmë angazhimin e SHBA për Kosovën”/ Kim: Udhëheqësit të lënë mënjanë egon, të dëgjojnë aleatët

21/06/2023 10:57

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, në fjalimin e lamtumirës, ka folur për situatën në Kosovë.

Kim kujtoi se Kosova dhe Serbia kanë rënë dakord për Asocacionin e komave me shumicë serbe në veri dhe se marrëveshja do të përfundonte me njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë

“Për sa i përket Asocacionit, duhet përmendur që udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë kanë rënë dakord, kanë rënë dakord për rrugën që do të përfundonte me njohjen e Kosovës. Nuk besoj se njerëzit kanë nevojë t’u rikujtojnë sa shumë besojnë SHBA në Kosova. Dashuria dhe angazhimi që kemi për një Kosovë të pavarur dhe sovrane. Nëse keni nevojë për prova, ju rekomandoj të hidhni sytë pas. Çështja qëndron, cilat janë hapat që duhen ndjekur që të dyja palët të lëvizin para”.

Ambasadorja bëri thirrje që udhëheqësit e të dja vendeve të lënë mënjanë egon dhe të shohin interesat kombëtare.

“Kjo është koha që udhëheqësit të lënë mënjanë egon e tyre dhe të mendojnë për atë që është krenaria kombëtare dhe të marrin në konsideratë atë që u thonë aleatët”.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i janë drejtuar me tone të ashpra kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, pas tensioneve në veri të vendit, ku shkak u bënë kryetarët e rinj shqiptarë të komunave Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut.

Nga ana tjetër, SHBA i ka kërkuar Serbisë dhe presidentit Aleksandar Vuçiç të lirojë tre policët e Kosovës, të arrestuar pranë kufirit.

Top Channel