Shpat Deda rrëfen emocionet e paharrueshme: Nuk më shkonte ndërmend që do fitoja një ‘Bafta’!

21/06/2023 22:42

Artisti Shpat Deda rikujton sonte në “A Live Night”  rrëmbimin e çmimit “Bafta” për filmin “Home”, i realizuar si bashkëprodhim mes Kosovës dhe Britanisë së Madhe.

Për Shpat Dedën, marrja pjesë në një ndër ceremonitë më të rëndësishme në botë ishte e pabesueshme dhe atë moment kulmor në karrierën e tij nuk e kishte imagjinuar kurrë.

Unë kam pasur rolin e producentit, është xhiruar një pjesë e madhe në Kosovë, trajton pjesën e refugjatëve, ne të gjithë kemi qenë refugjatë. Ishte koha e refugjatëve në Siri që e trajtonte filmi. Kishte qëllim që njerëzit e perëndimit që ishin rehat dhe ishin paragjykues, ti nxirrte njerëzve me i vendos në këpucat e tyre. Për mua dhe gjithë ekipin kemi bashkë ndjerë shumë me temën e filmit dhe jemi zhytur në proces. Kemi ndjerë një farë detyrimi me bo këtë film, vetë kemi qenë në atë situatë dhe kemi bashkë ndje me refugjatët.

Nuk e kam imagjinuar atë moment në Bafta. Ishte shumë e madhe nuk e kam prit kurrë që do e fitojmë. As nuk më shkonte mendja, nga fundi regjisori na përgatiti është shumë zor tha me fitu. Kur dëgjuam “Home” ishte moment i paharrueshëm.”- rrëfeu Shpat Deda në “A Live Night”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA