Ministrja Xhaçka takim me homologun britanik: Diskutuam për emigracionin

21/06/2023 19:35

Ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka është takuar me Sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly.

Takimi është zhvilluar gjatë Konferencës për Rimëkëmbjen e Ukrainës, ku është diskutuar për fushat si emigracioni dhe bashkëpunimi ekonomik për investimet britanike në Shqipëri.

Një takim shumë i mirë me Sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar,James Cleverly përgjatë Konferencës për Rimëkëmbjen e Ukrainës (URC2023). Diskutuam rreth bashkëpunimit dypalësh në një sërë fushash përfshirë këtu migracionin, bashkëpunimin ekonomik dhe investimet britanike në Shqipëri. Mirënjohje Sekretarit James për angazhimin e tij personal në zhvillimin e këtij bashkëpunimi.”-shkruan ministrja Xhaçka.

Top Channel