24/11 22:56
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ofruar një paketë tjetër ndihme me vlerë 1.3 miliardë dollar për rindërtimin e Ukrainës.
Ky këst do të fokusohet në rindërtimin e rrjetit energjetik të Ukrainës dhe në projekte të tjera rimëkëmbjeje. Ndihma e SHBA-së ka qenë jetike për Ukrainën që nga fillimi i luftës, me mbështetjen e saj që tejkalon shumë të gjithë aleatët e tjerë.
Që nga fundi i shkurtit, ajo ka angazhuar më shumë se 61 miliardë paund, sipas Institutit Kiel.
Mbretëria e Bashkuar, për krahasim, është donatori i dytë më i madh me 8.3 miliardë funte të angazhuara.
Top Channel