Kërkon të largohesh nga gjithçka? Irlanda të paguan €80,000 për t’u vendosur në ishullin e largët, por ka një kleçkë (fotot)

21/06/2023 15:23

Qeveria e Irlandës ka nisur të ofrojë €80,000 për të blerë një shtëpi në ishujt e saj të vegjël në një program të ri ripopullimi.

Por këto grante do të jepen vetëm për njerëz që pranojnë të blejnë shtëpi të ndërtuara para vitit 1993 dhe që kanë qenë të zbrazura prej një minimumi prej dy vjetësh.

Fondet lejohet të shpenzohen vetëm në punime ndërtimi e rinovimi.

Ministrja e zhvillimit rural Heather Humphreys, deklaroi: “Jemi të lumtur të nisin projektin ‘Ishujt tanë të banuar’, që është një projekt i ri ripopullimi dhe i pari i këtij lloji në 27 vjet”.

Zyrtarët thanë se fushata përfshin 80 veprime të ndryshme me qëllim mbështetjen dhe fuqizimin e komuniteteve të ishujve dhe banorëve të tyre.

“Kjo ka të bëjë me përmirësimin e strehimit, të shërbimeve bazë si shëndetësia, arsimi, shpejtësia e internetit, si dhe turizmi në komunitetet e ishujve”, shtoi ajo.

Mes zonave që përfshihen në zhvillim janë brigjet e Arranmore që ka një numër plazhesh dhe shkëmbinjsh panoranikë, shkruan Daily Mail.

Ishulli Clare përfshihet gjithashtu në program, ku popullata aktuale është vetëm 160 banorë.

Deklarata e qeverisë irlandeze shtonte: “Qëllimi i kësaj iniciative është që komunitetet e zhurmshme të vijojnë të jetojnë e të lulëzojnë në ishujt rreth Irlandës”.

Aplikantët e suksesshëm do të marrin gratë deri në €84,000 për transformimin e shtëpive të ishullit të mrekullueshëm, teksa aplikimet fillojnë nga 1 korriku 2023.

FOTO GALERI
1/5
Qeveria e Irlandës ka nisur të ofrojë €80,000 për të blerë një shtëpi në ishujt e saj të vegjël në një program të ri ripopullimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA