“Jam e lumtur që e njoha Shqipërinë”, Yuri Kim mban fjalimin e lamtumirës: Të çrrënjoset korrupsioni

21/06/2023 10:19

Çrrënjosja e korrupsionit në gjykatat e vendit, zbatimi i të drejtave të pronës dhe reforma në drejtësi, ishin disa nga porositë e diplomates Yuri Kim gjatë fjalimit të lamtumirës, pas mbarimit të mandatit si ambasadore e SHBA-së në Tiranë.

Yuri Kim: SHBA do të vijojë të jetë me Shqipërinë. Ndërsa përfundoj këtë mision jam e lumtur që e njoha Shqipërinë. Aktivitetet amerikane shqiptare janë trefishuar gjatë viteve të fundit. Lidhjet e biznesit vijojnë ende të rriten. Ka ende vend për përparim, por po ndodh përparim. Mund t ju kujtohet që në tetor të 2020 shkruam memorandumin e bashkëpunimit. Në vitin 2022 nënshkruam memorandumin e mirëkuptimit për të mbrojtur infrastrukturën e telekomunikacionit. Investimet amerikane arritën 235 milionë dollarë në vitin 2022, më shumë se dyfishim para pandemisë. Eksportet janë 3 herë më të larta se dy vjet më parë. Jam besimplotë që investimet e SHBA do të rriten dhe Shqipëria do të modernizojë sistemin për rregullat e biznesit, të zgjidhë kërkesat dhe zbatojë të drejtat e pronës dhe të çrrënjosë korrupsionin. Çështja e reformës në drejtësi, çrrënjosja e korrupsionit nuk është vetëm kusht i SHBA, por dhe që Shqipëria të jetë aleate e fortë. SHBA ishin krenare që ndoqën udhëheqjen tuaj kur Shqipëria udhëhiqte OKB. Duhet të theksoj se nuk janë rregullat ato që kërcënojnë paqen, por thyerja e tyre që e kërcënojnë atë.

Gazetarja: Çfarë do të donit të ndryshonit në Shqipëri?

Kim: Çdo njeri ka sfidat e tij dua ta bëj të qartë që kur ne flasim për gjëra që duhet të ndryshojnë në Shqipëri e themi duke pasur respekt, ambasadorët shërbejnë në Shqipëri nuk ndjekin agjenda vetjake. Nëse po bëni një pyetje absolutisht është e nevojshme të bëhet dh të bëhet për të mbajtur këto reforma siç ka qenë reforma në drejtësi, lehtësimi i procedurave për të drejtat e pronësisë, do t ju bënte një vend më të pasur më të fortë.

Gazetarja: Cila ka qenë përshtypja juaj në lidhje me akuzat dhe a do të jeni në Shqipëri për pushime?

Kim: E vërteta është që ka qenë se ka qenë një kënaqësi që të jem në këtë vend. Ka një klasë zhurmëmadhe në çdo qytet, ka disa zëra të lartë që dëgjohen më shumë se të tjerët dhe përpiqen të flasin për të gjithë të tjerët. Më ka pëlqyer të mësoj të vërtetën, kam pasur mundësi të vizitoj 61 bashki të vendit, të zhvilloja biseda të paplanifikuara që të mësoja se çfarë mendonin njerëzit, dua të falënderoj çdo person që kam pasur mundësi ta takoj. Kam pasur mundësi të takoj persona që nuk mund të kenë qenë dakord më politikat e bëra në Shqipëri dhe të ndaj mendime me ta. Duhet të flisni të vërtetën, në mënyrë që të kërkoni të vërtetën, kërkoni të vërtetën, flisni të vërtetën.

Në ditët e fundit të mandatit si ambasadore në Shqipëri, Yuri Kim ka marrë një detyrë të re.

Në Departamentin Amerikan të Shetetit në Washington ajo do të mbajë detyrën e krye zëvendës ndihmës sekretares për Çështjet Evropiane. Diplomatja Yuri Kim do të ushtrojë detyrën e re zyrtarisht nga data 10 korrik.

Ndërkohë pas largimit të ambasadores Kim diplomacinë amerikane në  Tiranë do ta përfaqësojë David J. Kostelancik i cili ka shërbyer edhe më parë si diplomat në vendin tonë.

FOTO GALERI
8/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA