Një zyrtar ushtarak ukrainas ka raportuar se forcat po fitojnë një pjesë të tokës në rajonin e Zaporizhzhia.
“Trupat ukrainase kanë arritur të zënë terren drejt Melitopolit dhe Berdianskut. Ata patën sukses të pjesshëm, ata po fitojnë terren”– tha zëdhënësi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës, Andriy Kovalev, në një postim në kanalin Telegram të Qendrës Ushtarake Mediatike të Ukrainës.
Kovalev shtoi se fitimet ishin pranë vendbanimeve Mala Tokmachka dhe Robotyne. Sipas Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës, forcat ukrainase kanë arritur të frenojë përparimin e trupave ruse në lindje të vendit, me “luftime veçanërisht të rënda” që po zhvillohen pranë Lyman në rajonin e Donetsk.
Analistët ushtarakë raportuan se Ukraina kishte bërë fitime të vogla rreth fshatit Krasnopolivka, në verilindje të qytetit të Bakhmut në lindje të Ukrainës.
Ukraina tha gjithashtu se trupat kishin avancuar 7 km në drejtimin Tavrisk në rajonin juglindor të vendit Zaporizhzhia.
Top Channel