Idajet dhe Katerina Musaj nga fshati Levan-Fier pak ditë më parë janë bërë prindër për herë të dhjetë.

Të martuar në moshë fare të re kur Katerina ishte vetëm 13 vjeç, ata sot kanë gjashtë djem dhe katër vajza.

Për Idajetin, rritja e dhjetë fëmijëve është shumë e vështirë, pasi ai nuk ka një punë të përditshme. Së bashku me djalin e madh 16-vjeçar, grumbullojnë kanoçe dhe hekur që i shesin për skrap.

Katerina nuk ka asnjë mundësi punësimi pasi është e detyruar të rrijë në shtëpi të kujdeset për fëmijët. Familja jeton në kushte shumë të vështira pasi dhe banesa nuk e nxë një familje kaq të madhe.

Kryefamiljari kërkon ndihmën e shtetit për të rritur dhe shkolluar dhjetë fëmijët e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA