Dalja e trenit të pasagjerëve nga shinat lë dy të vdekur, dhjetra të plagosur në Tunizi (fotot)

21/06/2023 18:35

Një aksident i rëndë hekurudhor ndodhi mesnatën e djeshme kur një tren pasagjerësh doli nga binarët duke lënë dy të vdekur e rreth 40 të plagosur rreth 100 km larg kryeqytetit të Tunizisë.

Kompania shtetërore e hekurudhave tha se treni që udhëtonte nga Tunis drejt qytetit jugor të Gabes doli nga shinat në Msaken duke lënë të vdekur makinistin dhe një nga pasagjeret.

“Një hetim ka nisur për qartësimin e rrethanave e shkaqeve të aksidentit, si dhe për të përcaktuar përgjegjësit,” thuhej në deklaratë.

Njerëz dhe grupe zyrtarësh shiheshin sot mes vagonëve të përmbysur në vendin e aksidentit.

Ngjarja vjen 15 muaj pas një përplasjeje në jug të kryeqytetit ku u plagosën rreth 100 persona.

Ndërsa në dhjetor 2016, pesë njerëz humbën jetën dhe rreth 50 u plagosën në të njëjtën zonë pas një përplasjeje mes një treni dhe një autobusi në një kryqëzim problematik.

Në qershor 2015, Tunizia pësoi një nga aksidentet më të rënda të saj vitet e fundit kur 18 njerëz humbën jetën në një përplasje mes një treni e një kamioni në El Fahes, rreth 60 kilometra në jug të Tunis.

Për aksidentin u fajësua një sinjalizim i gabuar në kryqëzimin e rrugës automobilistike me atë hekurudhore si deh gjendja e amortizuar e mjetit hekurdhor.

FOTO GALERI
5/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA