
23/02 08:58
Katër persona kanë vdekur në një shpërthim në një fabrikë ruse të barutit, raportojnë agjencitë shtetërore të lajmeve.
Shpërthimi ndodhi në një fabrikë në rajonin e Tambovit, rreth 400 km në juglindje të Moskës.
Pjesë të Rusisë jugore dhe perëndimore janë në gatishmëri të lartë pas një vale sulmesh për të cilat Moska fajëson Ukrainën – por një zyrtar nxitoi të përjashtonte një sulm në këtë rast.
Maxim Yegorov, guvernatori rajonal i Tambovit, tha se incidenti i së martës ishte shkaktuar nga gabimi njerëzor.
“Shkaku i zjarrit është faktori njerëzor. Mund të them pa mëdyshje se ky nuk është një sulm terrorist”- tha Yegorov.
Top Channel