Pikat kufitare me Serbinë në Bërnjak, Jarinjë dhe Mërdarë vazhdojnë të jenë të bllokuara dhe mjetet nuk kalojnë.
I vetmi mjet që ka hyrë në Kosovë është ai i një zyrtari serb. Makina ka kaluar kufirin, e shoqëruar nga policia.
Mësohet se është Dejan Paviceviç, shefi i zyrës ndërlidhëse me Kosovën, që ka ardhur për të vizituar të arrestuarit serbë në Kosovë.
Serbia ka kërkuar lirimin e Millun Millenkoviç, njëri prej organizatorëve te sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në veri.
Që nga e hëna, në territorin e Serbisë, në afërsi të pikave kufitare në Jarinjë dhe në Merdare, për shkak të protestave që po mbahen, nuk është i mundur kalimi i autobusëve dhe kamionëve që vijnë nga Kosova. Ministria e Jashtme ka njoftuar se nuk është i sigurt për momentin as kalimi i makinave.
Top Channel