OKB: Më shumë se 9.000 civilë të vrarë në Ukrainë

20/06/2023 09:18

Zyra e komisionarit të lartë për të Drejtat e Njeriut në Kombet e Bashkuara tha se 9.083 civilë ukrainas janë vrarë që nga nisja e pushtimit të paprovokuar rus në shkurtin e kaluar deri më 18 qershor të këtij viti.

Sipas të dhënave të OKB-së, 15.779 civilë janë plagosur.

Vetëm në qershor, 112 civilë u konfirmuan se janë vrarë dhe 445 të tjerë të plagosur, tha OKB-ja përmes një deklarate.

OKB paralajmëroi se numri i vërtetë i viktimave ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë për shkak se ka vonesa në pranimin e informacioneve nga disa vende ku luftimet e ashpra po vazhdojnë, duke shtuar se disa raporte ende duhet të konfirmohen.

“Kjo ndodh, për shembull, në Mariupol [rajoni i Donjeckut], Lisiçansk, Popasna dhe Severodonjeck [rajoni i Luhanskut] ku ka supozime se ka një raste të vrasjeve të civilëve”, tha OKB.

Shumica e viktimave ishin vrarë nga zjarri i artilerisë së rëndë, por edhe nga raketat dhe sulmet ajrore, tha OKB-ja.

Më 19 prill, Zyra e prokurorit të përgjithshëm të Ukrainës tha se kishte regjistruar afër 80.000 krime potenciale të luftës të kryera nga ushtria ruse që nga nisja e pushtimit në shkallë të plotë më 24 shkurt 2022.

Ukraina insiston në krijimin e një tribunali ndërkombëtar për krimin e agresionit të Rusisë. /REL

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA