Nëna e 4 fëmijëve gjendet e vdekur në shtëpinë e veshur nga myku, asistenca sociale britanike e kërkonte për ‘borxhet’ (fotot)

20/06/2023 16:20

46 vjeçarja tragjike Karen McBride, ishte vendosur në një shtëpi në gjendje të rrënuar në Tameside në veri të Britanisë, ku prej lagështirës fëmijët e saj sëmureshin shpesh ndërsa shpendët bënin fole në papafingon e saj, shkruan e përdirtshmja Mirror.

Nëna e katër fëmijëve ishte e dëshpëruar me sistemin e asistencës dhe të strehimit, para se të gjendej e vdekur në shtëpinë e saj pas disa vitesh përpjekjeje financiare dhe kushteve ‘të pajetueshme të jetesës’.

Gruas i ishte dhënë prioriteti për ri-strehim pasi zyrtarët e asistencës sociale kishin korrigjuar gabimin duke i kërkuar me pare “borxhe të prapambetura”, pretendojnë familjarët e të ndjerës.

Ajo ishte vendosur në shtëpinë e saj të fundit në Tameside, me dy nga fëmijët, por prona raportohet se ishte në gjendje të keqe me një seri restaurimesh që duheshin bërë”.

Një hetim mbi çeshtjen evidentonte defekte të rënda të shtëpisë, duke përfshirë dhe lagështirën që kishte sjellë mykun që sëmurte shpesh fëmijët e saj.

Bija e McBride, Codie, thotë se po të mos kishte qenë për dështimet “të policisë dhe punonjësve socialë”, vdekja e nënës së saj mund të ishte evituar.

Në një deklaratë emocionale të publikuar nga rrjeti lokal ‘Manchester Evening News’, Codie shkruante: “Mamaja ime ishte viktimë e abuzimi sistematik – që është neglizhenca totale ndaj një kategorie të tërë njerëzish në Britani.”

“Kjo ndodh kur atyre i ndërpresin shërbimet vitale, kur procedura të paefektshme aplikohen nga agjencitë dhe kur ka një paragjykim të institucionalizuar ndaj njerëzve që marrin asistencë”.

Codie tha se nuk dëshironte të pranonte banesën e fundit, por autoritetet thanë se nëse e bënte do të konsiderohej se po bënte qëllimisht fëmijët e saj të pastrehë.

FOTO GALERI
1/5
Nëna e katër fëmijëve ishte e dëshpëruar me sistemin e asistencës dhe të strehimit, para se të gjendej e vdekur në shtëpinë e saj

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA