Estonia vendi i dytë postkomunist që legalizon martesat e të njëjtit seks

20/06/2023 13:37

Parlamenti i Estonisë miratoi këtë të martë një ligj që legalizon martesat mes të njëjtit seks. Kjo e bën Estoninë vendin e dytë të Evropës Qendrore që e bën këtë, pas Sllovenisë.

Ligji do të hyjë në fuqi më 1 janar 2024.

“Jam krenare për vendin tim. Ne po ndërtojmë një shoqëri ku të drejtat e të gjithëve respektohen dhe njerëzit mund të duan lirisht,” shkroi kryeministrja estoneze Kaja Kallas në Twitter.

 

Sipas medias ERR në Estoni, 55 deputetë votuan pro martesës së të njëjtës gjini, ndërsa 34 votuan kundër.

Një sondazh i publikuar muajin e kaluar nga firma e sondazheve Turu-uuringute AS për Qendrën Estoneze të të Drejtave të Njeriut, zbuloi se 53% e estonezëve mbështesin barazinë martesore, nga 47% në 2021.

Rrugë e gjatë drejt barazisë

Në vitin 2014, Estonia prezantoi martesat e të njëjtit seks, por që nuk jepej e drejta e birësimi dhe njohja prindërore që vijnë automatikisht me martesën.

Marrëdhëniet mes burrave të të njëjtit seks u kriminalizuan në Estoni nën pushtimin sovjetik dhe nuk u bënë më të ligjshme deri në vitin 1992, një vit pas pavarësisë.

Shumica e vendeve ish-komuniste në Evropë dhe Azinë Qendrore mbeten prapa vendeve perëndimore për sa i përket të drejtave LGBTQ+. Në vitin 2022, Sllovenia u bë vendi i parë postkomunist që lejoi martesat e të njëjtit seks.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA