Demokratët zgjedhin kryetarin më 29 korrik, zbardhen emrat e propozuar Këshillit për Komision Zgjedhor

20/06/2023 14:01

Megjithëse një orë me vonesë, Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike vijon mbledhjen për zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit Zgjedhor që do të çojë demokratët drejt zgjedhjeve të reja për kryetar.

Mbledhja është bojkotuar nga 17 deputetë, anëtarë të Kryesisë së PD-së, të cilët përmes Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi, e konsideruan thirrjen e Këshillit Kombëtar si antistatutore.

Këshilli Kombëtar i PD-së ka mbetur me 453 anëtar në total, dhe që të quhet mbledhje vendimmarrëse duhet të plotësohet kuorumi prej 227 anëtarësh, ndërkohë që aty ndodhen rreth 186 prej tyre.

Si në zgjedhjet e vitit 2021 edhe këtë herë në krye të strukturës që do të merret me organizimin e zgjedhjeve pritet të zgjidhet Jemin Gjana. Sakaq, anëtarët e Komisionit Zgjedhor të propozuar janë: Indrit Sefa, Enriketa Papa, Gazment Koduzi, Xhemal Bushati, Aurora Domni dhe Myzafer Elezi.

“Këshilli Kombëtar duke analizuar dhe reflektuar mbi ngjarjet dhe zhvillimet politike, mbi vendimmarrjet e munguara ose të vonuara nga organet drejtuese të Partisë Demokratike në harkun 15 muajve të fundit, konkludon se vetëm riorganizimi përmes një procesi zgjedhor transparent duke filluar me zgjedhjen e kryetarit të partisë dhe organeve të tjera drejtuese e organizative i shërben dhe mundëson ringritjen e Partisë Demokratike, aksionit të saj politik dhe përgatitjen për përballjen e ardhshme elektorale.

Këshilli Kombëtar vëren se demokratët sot më shumë se kurrë kërkojnë vetëm të dëgjohet zëri dhe vullneti i tyre përmes votës, në shërbim të zgjidhjeve më të drejta për fuqizimin dhe ringritjen e Partisë Demokratike si një parti që ruan vlerat dhe parimet euroatlantike me akte, jo me fjalë, një parti në bashkëpunim dhe alenacë të plotë me partnerët strategjikë, SHBA, Mbretërinë e Bashkuar dhe Bashkimin Europian”- thuhet në rezolutën e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Përmes një deklaratë për shtyp, blutë njoftojnë edhe plotësimin e vakancave në Komisionin e Apelimit, Intergritetit dhe Etikës duke zgjedhur anëtarë: Artan Murrizi, Marinela Ziu, Edlira Devolli, Rezart Kthupi.

Ndërsa në përbërjen aktuale të këtij Komisioni, të kryesuar nga Flutura Açka, janë: Artan Murrizi, Marinela Ziu, Edlira Devolli, si dhe Rezart Kthupi.

FOTO GALERI
4/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA