Në pamje u regjistruan dje momentet kur këngëtarja gjermane Helene Fischer e njohur për performancat e saj akrobatike u gjakos në fytyrë pas një aksidenti në trapez, ironikisht duke kënduar këngën e saj ‘Plagët’.
Helene Fischer po këndonte në lartësi në një prej performancave të saj mbrëmë në Hannover kur papritur përplasi fytyrën me trapezin.
Megjithëse gjaku i rridhte në mes të ballit e hundës, këngëtarja vijoi performanën e saj sikur të mos kishte ndodhur gjë.
Por rrjedhimisht ajo u detyrua të ndalonte koncertin.
Në fund të këngës së saj 38-vjeçarja ra në krahët e ndihmësave të saj që prisnin në tokë, teksa siguronte audiencat e shqetësuara: “Më duhet vetëm të pastroj fytyrën të dashurit e mi, çdo gjë është në rregull”.
Por 15 minuta më vonë koncerti u anulua, sipas asaj që organizatorët quanin “nevoja mjekësore”, rreth një orë pas nisjes.
@vanessa.bua Helen Fischer – 14.06.2023 in Hannover .. meine innere Welt bringst du ins Gleichgewicht ✨ .. #helenefischer #helenefischerlive #helenefischerkonzert #helenefischertour2023 #rauschtour2023 #zagarenahannover #hannover #stage ♬ Originalton – Vanessa.bua
“Kishte një zhurmë të çuditshme”, tha një spektator për media gjermane për momentin e aksidentit.
Një tjetër shtonte: “Sigurisht që e kuptojmë anulimin e koncertit pas një aksidenti të tillë, shpresojmë që ajo të rekuperohet shpejt”.
Këngëtarja njihet për performacat e saj akrobatike dhe në mars kishte pësuar një brinjë të thyer gjatë provave të koncertit.
Koncerti i djeshëm ishte i 42-të i turneut të Fischer dhe pritet të rinisë në gusht me koncertin e Koln.
Artistja luan koncerte të shumta në Gjermani, Austri e Zvicër dhe është nga më të paguarat në botë.
Top Channel