Një tjetër fëmijë 4-vjeçar ka thënë së fundmi se kishte parë Kataleya Alvarez që e përlotur tërhiqej nga një burrë.
Në një zhvillim drithërues njoftohej sot në kërkimet për pesë-vjecaren peruane të zhdukur në fillim të muajit, nga një hotel me më shumë se 100 emigrantë në Itali
Një vajzë 4-vjecare që gjithashtu banon në hotelin Astor në Firence u tha prindërve se kishte parë të zhdukurën Kataleya Mia Chicillo Alvarez, të përlotur që tërhiqej nga një burrë, shkruan e përditshmja vendase La Repubblica.
Policia po kërkojnë ndërkohë në ndërtesë me shpresë për të gjetur gjurmë të vajzës apo të rrëmbyesve ndërsa hetuesit po fokusohen në pamjet e kamerave të sigurisë që mund të kenë regjistruar e Kataleya më 10 qershor.
Ajo besohet se është futur në një valixhe pasi u rrëmbye nga hoteli me 140 emigrantë ilegalë, ndërsa ishte regjistruar më herët duke luajtur në oborr pasditen e 10 qershorit para zhdukjes.
Familja e Kataleya jetonte në një dhomë të hotelit prej shtatorit të vitit të kaluar. Ata kishin ardhur në Itali që kur vajza e zhdukur ishte gjashtë muajshe.
Dje i gjithë hoteli u zbraz nga emigrantët pasi u mësua se rreth 100 persona jetonin aty ilegalisht.
Në hotel kishte pasur disa incidente të dhunshme duke përfshirë dhe një sulm ndaj një ekuadoriani që besohet se u hodh nga kati i tretë për t’i shpëtuar një bande të armatosur me thika.
Prindërit e Kataleya, Kathrina Alvarez e Miguel Angel Romero, morën pjesë dje në një shërbesë fetare në Via Lulli, duke u lutur për kthimin e bijës së tyre.
Në një letër nga kreu i kishës latine të Firences, At Juan Manuel Núñez Rubio, thuhej se kardinal Giuseppe Betori i kërkonte njerëzve të luteshin për kthimin e të rrëmbyerës, shkruan La Repubblica.
Prindërit e vajzës jetonin në kushte të vështira në hotelin e emigrantëve. Babai ishte dënuar njëherë për vjedhje ndersa nëna e vajzës, Kathrina kishte tentuar vetëvrasje.
Komuniteti peruan në Firence ka dalë disa herë në rrugë për të brohoritur për kthimin e vajzës.
Top Channel