Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Qeveria që ai udhëheq është e përkushtuar dhe po punon që të gjithë qytetarët të trajtohen pa diskriminim.

“Qeveria jonë është e përkushtuar dhe punon që të gjithë qytetarët tonë të trajtohen pa diskriminim. Për të harmonizuar veprimet tona strategjike në këtë drejtim, ne tashmë kemi disa të arritura të rëndësishme siç është: Miratimi i strategjisë për avancimin e të drejtave të komuniteteve ashkali – rom 2022 – 2026, për të parandaluar dhe luftuar diskriminim ne kemi lansuar edhe platformën për raportimin e rasteve të diskriminimit ndaj komuniteteve rom, ashkali dhe egjipitan”, është shprehur ai.

Kurti gjithashtu ka thënë se kanë ofruar mbështetje për të gjithë familjet përmes pakos.

“Kemi shumë të arritura, por na duhen edhe më shumë rezultate”, tha ndër tjera ai.

Ai gjatë deklarimit të tij tha se po punojnë për krijimin e mundësive të barabarta për të gjithë qytetarët. Kryeministri po ashtu ka njoftuar se kanë ndarë disa grante për këto komunitete.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA