Fermerët në Qipro protestojnë me traktorë ndaj kufizimeve ‘katastrofike’ të BE (fotot)

19/06/2023 19:29

Fermerët qipriotë kanë drejtuar dhjetra traktorë në rrugët e kryeqytetit Nicosia në protestën kundër kufizimit të pesticideve që kërkohet nga BE.

“Ky rregullacion që po promovohet është katastrofik,” thotë një fermer jashtë selisë së BE në Nokozia, që ashtu si kolegët e tij në vende të tjera Evropiane refuzon kufizimet e pashpjeguara të prodhimit që kërkohen nga Unioni.

“Ne këtu në Qipro një pjesë të vendit e kemi nën pushtimin turk dhe pranojmë produkte me pesticide të ndaluara në BE. Në vend që të ndalojnë pesticidet, ata duhet të veprojnë kundër  kësaj cështjeje”, tha fermeri vendas Polys Kodjapashis, për AFP.

Protestuesi Andreas Symeou, mbështeti kolegun e tij duke refuzuar si zgjidhje reduktimin e pesticideve.

“Jemi mbledhur të protestojmë kundër propozimit të ndalimit të pesticideve. Ne e mbështesim zhvillimin e qëndrueshëm por ata duhet të gjejnë zgjidhje për të mbrojtur të mbjellat tona pasi spërkatja është thelbësore për grurin”.

“Kjo masë do të reduktojë prodhimin tonë dhe do të ngrejë më shumë çmimet e të korrave”, tha Symeou.

Fermerët me traktorë demonstruan sot me traktorët e tyre në rrugët kryesore të kryeqytetit para ndërtesave qeveritare dhe ato evropiane.

Ata thonë se politikat e propozuara nga BE sjellin mbylljen e shumë fermave dhe akumulim karburantesh ose të zjarreve gjatë verës.

BE kërkon ndalimin e fertilizuesve e pesticideve pasi kjo kalon “nivelet e lejuara të azotit në tokën dhe ujin”.

FOTO GALERI
5/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA