Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka marrë pjesë në Forumin e Prespës në Maqedoninë e Veriut, ku ka thënë se zhvillimet e fundit në rajon, në veçanti tensionet e larta ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe situata në veri të Kosovës, ishin në qendër të vëmendjes nga të gjithë.
Lajçak ka thënë se në fillim të kësaj jave ka informuar përfaqësuesit e tij në Bruksel për vizitën e tij të fundit të përbashkët në rajon, situatën aktuale dhe rrugën përpara.
“Gjatë vizitës sime në selinë e NATO-s, u takova edhe me Zëvendës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mircea Geoana për të diskutuar situatën në veri të Kosovës. Të dy ramë dakord se duhet të ndërmerren hapa të menjëhershëm për de-përshkallëzimin. Më tej e theksova këtë pikë teksa iu drejtova ambasadorëve të NATO-s dhe BE-së. Do të shkoj në Uashington me ftesë të partnerëve të mi amerikanë. Ne do të kemi diskutime intensive për rrugën përpara dhe hapat e ardhshëm të menjëhershëm”, ka thënë ai.
Situata në Në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq është tensionuar në 26 maj, kur kryetarët e betuar u detyruan të futën në zyrat e tyre të punës nën asistencën e Policisë. Serbët protestuan duke kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj si dhe praninë e Policisë së Kosovës.
Ky veprim i institucioneve të Kosovës është kritikuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian derisa kanë kërkuar çtensionim të menjëhershëm të situatës në veri si dhe mbajtje të zgjedhjeve të reja.
Top Channel