Qeni-ujk i lënë në strehën e kafshëve fiton ‘një shans të dytë’ në rezervatin natyror (fotot)

17/06/2023 21:40

Siç thotë dhe shprehja ‘nuk duhet të gënjehemi nga aparencat’ … nganjëherë edhe krijesat e mëdha e të frikshme mund të jenë në fakt më të dashurat.

Ky në foto për shembull është Juki, një qen-ujk i shpëtuar nga streha e kafshëve ‘Shy Wolf’ nw SHBA, ku u braktis që kur ishte tetë-muajsh.

Siç raporton rrjeti ‘Bored Panda’ qeni-ujk është një përzierje e qenit dhe ujkut, të dy anëtarë të species kanine.

Por pronarët e Juki nuk ishin të gatshëm të kujdeseshin për një kafshë kaq unike dhe e lanë në strehën e përkohshme.

Por për fat atij iu dha një shans duke e dërguar në rezervatin e përhershëm të qenve ujk, ku tashmë Juki është kthyer në një sensacion të internetit me fotot dhe masën e tij.

Kujdestarja e tij Brittany Allen duket si një njeri ‘ne miniaturë’ para krijesës së frikshme gri, imazhet e se cilës janë bërë virale në rrjet.

Allen komenton për dashamirësit se Juki nuk është aq i madh sa duket në foto dhe peshon vetëm 60 kg.

“Disa thonë pa të drejtë se fotot e Jukit janë të përpunuara, por është në fakt vetëm këndi kameras që e bën të duket i shëndoshë. Për të përcaktuar origjinën e tij në i kemi bërë analiza gjaku dhe ato rezultuan 87.5 % nga ujku gri, 8.6 % haski siberian, dhe 3.9 % pastor gjerman”, thotë kujdestarja.

Ajo shton më tej: “Ne e morëm atë nga një strehë kafshësh ku ai nuk kishte të ardhme. Dikush e kishte blerë atë nga një mbarështrues dhe e kuptoi se ishte e papërballueshme për të mbajtur. Kështu që në 2008 në e morën atë  dhe prej atëherë është me ne”.

“Ai ishte në shëndet të mirë dhe kishte një karakter të hapur e të dashur fillimisht. Për fat të keq ai pësoi një incident me këmbën që i ngeci në një gjëmbaç pak pasi erdhi, dhe kjo i shkaktoi një plagë serioze.”

“U deshën disa operacione për riparimin e saj dhe rrjedhimisht Juki nisi të bëhej agresiv në kafaz prej shëndetit të keq nga plaga. Ai lejonte vetëm disa anëtarë të stafit te të cilët kishte besim.”

Juki qëndron tashmë në rezervatin 1.5 hektarësh të kafshëve të egra ekzotike në Naples, Florida, SHBA,  ku punojnë dhjetra vullnetarë me objektiv “të rindërtojnë lidhjen mes njerëzve e kafshëve përmes edukimit dhe sensibilizimit.”

Tashmë falë Jukit dhe fotove të tij impresionuese, më shumë njerëz po ndërgjegjësohen për qenin-ujk dhe nevojat e tyre.

FOTO GALERI
1/7
Ky në foto për shembull është Juki, një qen-ujk i shpëtuar nga streha e kafshëve ‘Shy Wolf’ nw SHBA, ku u braktis që kur ishte tetë-muajsh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA