Foto ilustruese

Në Korçë u finalizua një tjetër operacion antidrogë nga drejtoria vendore e policisë së juglindjes, ku ranë në pranga 8 persona.

Operacioni u zhvillua gjatë natës së djeshme. Dhjetëra persona u shoqëruan në ambientet e drejtorisë, ndërsa në pranga kanë rënë 8 prej tyre.

Gjatë aksionit, janë kontrolluar dhjetëra banesa dhe lokale në Korçë, ndërsa nga policia u arrit të kapeshin shtetas që merreshin me shpërndarje të lëndëve narkotike.

Burime bëjnë me dije se u sekuestruan rreth 300 gr kokainë, 5 kg kanabis, po ashtu telefona, peshore, automjete si edhe sasi në euro dhe lek.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA