Për shkak të ndalesës së hyrjes në Kosovë të kamionëve me targa të Serbisë dhe mallrave me origjinë serbe kamionët janë të bllokuar në anën e kufirit me Shqipërinë në Morinë.
Disa nga kamionët janë në kufi prej tre ditësh pasi u është ndaluar hyrja për në Kosovë.
Kontrollet e sigurisë janë shtuar në pikën kufitare, ku për pasojë kolona e mjeteve transportuese edhe nga Shqipëria është e gjatë.
Kolonat në kufi u shtuan pasi Qeveria e Kosovës bëri të ditur se, për arsye të sigurisë, janë shtrënguar kontrollet kufitare me Serbinë. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi më 15 qershor se “synimi ynë është siguria, e siguria fillon te kufijtë”.
Kurti këto komente i bëri gjatë një konference të përbashkët me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla, e cila u mbajt pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ku morën pjesë autoritetet e institucioneve të sigurisë, drejtësisë dhe financave të Kosovës, pasi një ditë më parë, tre zyrtarë të Policisë së Kosovës u arrestuan nga forcat serbe në veri të vendit.
Top Channel