Kriza në Ukrainë dhe varfërimi i tregut, bënë që fermerët në Shqipëri ti rikthehen mbjelljes së grurit.
Fermerët morën toka me qira dhe shtuan sipërfaqet me grurë. Por ndërsa një vit më parë çmimi i grurit në treg ishte shumë i favorshëm, këtë vit fermerët i druhen uljes së çmimit.
“U rikthyem vjet por shumë me vështirësi prapë, ka shumë shpenzime të mëdha. Fara e këtij grurit është blerë 180 mijë lekë, për 20 ditë do të korrim dhe i druhem çmimit, 27 mijë lekë kuintali është”- tha fermeri në Prrenjas.
Edhe pse moti i këtij viti nuk ka qenë shumë i favorshëm për fermerët, fushat e Domosdovës në Prrenjas, dikur të lëna djerrë tashmë gjelbërojnë, shumica e tyre të mbjella me grurë.
Shtimi i sipërfaqeve me grurë këtë vit pati edhe mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë.
Top Channel