Identifikohen viktimat amerikane të sulmit tragjik në kalanë gjermane, 21 vjeçarja e rrëzuar për vdekje sapo ishte diplomuar (fotot)

17/06/2023 15:26

Turistja amerikane që u rrëzua për vdekje nga kalaja shkëmbore e Hirushes në Gjermani është identifikuar sot si një e sapo-diplomuar nga Illinois.

Eva Liu, 21 vjeçe, vdiq pas rënies rreth 100 nga rrëpira e kështjellës së famshme Neuschwanstein në Bavari.

Liu shoqja e saj 22-vjeçare Kelsey Chang sapo ishin diplomuar nga Universiti i Illinois, Urbana-Champaign muajin e kaluar.

Chang mrekullisht shpëtoi gjallë nga sulmi i një 30 vjeçari gjithashtu turist amerikan, teksa besohet se është shpëtuar nga një pemë në rënien e saj.

Dy të rejat ishin diplomuar në shkenca e inxhinieri kompjuterike, konfirmonin fakultet në SHBA.

“Universiteti i Illinois mban zi për vdekjen e pakuptimtë të zonjushës Liu dhe sulmin ndaj zonjës Chang.”

“Ato të dyja ishin diplomuar në maj dhe duhet të festonin arritjen e punës së tyre, pa frikën e një përfundimi kaq tragjik”, tha universiteti.

Policia vendase thotë se Liu ishte sulmuar nga i dyshuari i arrestuar dhe Chang ishte përpjekur ta ndihmonte, por gjatë përleshjes ai i kishte shtyrë të dyja poshtë rrëpirës shkëmbore.

Sulmuesi është arrestuar për një sulm të dyshuar seksual ndaj 21 vjeçares para se ta shtynte tragjikisht drejt vdekjes.

Chang, nga Bloomington, Illinois,  kishte shpëtuar nga vdekja duke u penguar nga një pemë e rrëzuar gjatë rënies, siç tregohet nga pamjet e shpëtimit të saj nga autoritetet.

Video të xhiruara nga turistë në hyrje të kështjellës tregojnë grupet gjermane të shpëtimit që ngrejnë me helikopter dy të rejat, rreth gjysmës së rrugës në rrëpirën shkëmbore.

Ato të dyja u dërguan në spital, ku Liu u shpall e vdekur.

Liu nuk e njihte sulmuesin e saj por i dyshuari ishte në të njëjtin ekskursion drejt kështjellës së famshme Neuschwanstein – e cila besohet se ka frymëzuar keshtjellën e Hirushes në filmin e  Disney me të njëjtin emër.

Identiteti të dyshuarit nuk është bërë publik, sipas praktikës standarde të hetimit në Gjermani.

Të tre turistët amerikanë po qëndronin në hotelin ekonomik Seibel Hotel në qendër të Munihut, rreth 70 km lag kështjellës.

Autoritetet thanë se ende nuk kanë përcaktuar motivin e saktë të sulmit.

Një zëdhënës i ambasadës së SHBA në Berlin tha për rrjetin CBS News se ishin në dijeni të një “incidenti me disa individë të përfshirë” por nuk dha më shumë detaje prej “konsideratave të privatësisë”.

Neuschwanstein, në jug të Bavarisë pranë kufirit austriak, është një nga atraksionet më të njohura turistike në Gjermani.

FOTO GALERI
2/11
Policia vendase thotë se Liu ishte sulmuar nga i dyshuari i arrestuar dhe Chang ishte përpjekur ta ndihmonte

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA