Fundjava nis me reshje shiu në vendin tonë.
Kryesisht në pjesën e parë të ditës së sotme moti parashikohet me vranësira dhe shira në zonat Veriore me intesitet të ulët të karakterit lokal dhe me intesitet të ulët e lokalisht mesatar më Qendër dhe pjesën tjetër të vendit.
Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të jetë më kthjellime me përmirësim të dukshëm të motit, më të më të theksuara në zonat Jugore- Jugperëndimore, por mund të mos mungojnë as pikat e shiut.
Temperaturat e ajrit do të ulen në vlerat e mëngjesit por mesdita nuk sjell ndryshim të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 30°C.
Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtim Verperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.
Top Channel