Trupat e pajetë të katër personave janë gjetur në një banesë në perëndim të Londrës.
Në banesë u gjetën një burrë dhe një grua rreth të 30-tave, një vajzë 11-vjeçare dhe një djalë tre-vjeçar.
Policia britanike u njoftuar për rastin që kishte ndodhur në rrugën Staines, Bedfont.
Të katër mendohet se kanë lidhje. Një hetim tashmë ka nisur nga Policia Metropolitane, raporton skynews.
Kryeinspektori Sean Wilson tha se “hetimi ynë është në një fazë shumë të hershme dhe bazuar në të dhënat tona fillestare, aktualisht askush tjetër nuk është duke u hetuar në lidhje me incidentin”.
“Unë e di tronditjen dhe shqetësimin që ky incident i tmerrshëm do të shkaktojë në komunitetin në Hounslow dhe më gjerë. Mund t’i siguroj qytetarët se oficerët e specializuar po punojnë për të përcaktuar saktësisht se çfarë ka ndodhur dhe unë do të jap informacione të mëtejshme sa më shpejt që të mundem”.
Top Channel