Begaj në Forumin e Prespës: Vendet e NATO-s mos lejojnë që provokime të ndryshme ta destabilizojnë Kosovën

17/06/2023 11:19

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj zhvilloi një seri takimesh me krerët e shteteve të rajonit, në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin e Prespës për Dialog, ku u takua ndër të tjera me Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Sh.T.Z. Stevo Pendarovski, Presidentin e Kroacisë, Sh.T.Z. Zoran Milanoviç, si dhe Presidentin e Malit të Zi Sh.T.Z. Jakov Milatoviç.

Gjatë takimeve, Presidenti Begaj ndau me presidentët vizionin e përbashkët të mbështetur në respektin e ndërsjellë, dialog, bashkëpunim dhe gjithëpërfshirje, që janë tejet të rëndësishme për të forcuar paqen dhe prosperitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Në qendër të bisedave ishin zhvillimet në Veriun e Kosovës. Presidenti Begaj nënvizoi nevojën që vendet e rajonit anëtare në NATO, duhet të flasin me një zë për mos lejimin që provokime të ndryshme ta destabilizojnë Kosovën dhe të gjithë rajonin.

Pjesë e diskutimeve me presidentët ishin dhe efektet që ka prodhuar lufta në Ukrainë për rajonin në tërësi, si dhe çështje me interes dypalësh.

 

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA