Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin Elbasan-Peqin, pranë fshatit Bishqem.
Top Channel mëson se një mjet tip “Golf” me drejtuese një shtetase maqedonase është përplasur “kokë më kokë” me automjetin me targa shqiptare. Nga aksidenti ka humbur jetën vajza e shtetases maqedonase T.B., si dhe kanë mbetur të plagosur 5 persona.
Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se të plagosur kanë mbetur shtetasja maqedonase, vajza e saj 11-vjeçe dhe drejtuesi i makinës me targa shqiptare, A. H., banues në Kavajë, së bashku me dy pasagjerët që udhëtonin me të.
Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital, ku u është dhënë ndihma mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Top Channel