5 fraza të sjellshme që ‘çarmatosin’ menjëherë bashkëbiseduesit e pasjellshëm (fotot)

17/06/2023 18:53

Kur dikush tregohet i pasjellshëm, është e vështirë të mos nevrikosesh, por dija e vërtetë dhe ajo e lashtë na mëson se duhet të ruajmë gjakftohtësinë tonë dhe mendjen e kthjellët, edhe pse reagimi parë është të kundërpërgjigjemi me të njëjten replikë goditëse apo ofenduese.

Prandaj nëse arrijmë t’i rezistojmë tundimit për të humbur kontrollin, do të kemi aftësi për t’u përgjigjur me fjalët e duhura pa qenë nevoja të biem në nivelin e tyre.

Disa nga frazat e meposhtme mund të çarmatosin shpejt njerëzit e pasjellshëm, madje t’i bëjnë të reflektojnë në mënyrën e duhur:

“Falemnderit”

Të thuash “falemnderit” mund të duket si diçka shumë e thjeshtë, por do të habiteni sesi kjo mund të ndryshojë rrjedhën e bisedës.

“Falemnderit” do të thotë se ne tregojmë vlerësim, dhe nëse ia themi dikujt që është i pasjellshëm, kjo i tregon se nuk je i nevrikosur, dhe se ata nuk ia arritën qëllimit të tyre.

Njerëzit e pasjellshëm kënaqen kur i nevrikosin të tjerët dhe kur ata sillen në të njëjtën mënyrë. Kështu që nëse përmbaheni dhe tregoheni të sjellshëm, kjo do të thotë se e kuptoni sjelljen e tyre dhe zgjidhni të mos përfshiheni në të.

“Ke të drejtë”

Shumë njerëz e kanë të vështirë të pranojnë këndvështrimin e tjetrit. Nëse te ajo që tjetri thotë ka njëfarë të vërtete, kjo do t’i bëj të ndalojnë e të reflektojnë. Biseda do të shkurtohet dhe ka më pak shanse të kthehet në një polemikë.

“Më lëndove ndjenjat”

Nëse doni të kuptoheni me një person, duhet t’i bëni të ditur se ai po ju lëndon. Nganjëherë mënyra më e mirë për ta bërë këtë është të thoni se nuk ju pëlqen ajo që po thotë se po ju ofendon.  Sepse në disa raste ata mund të mos e kuptojnë ndikimin e fjalëve të tyre dhe mund të korrigjojnë sjelljen duke kërkuar ndjesë. Përdorimi i kësaj fraze, mund t’ju mbrojë dhe nga të tjera komente të pasjellshme në të ardhmen.

“Ndoshta duhet ta ndalojmë këtë bisedë këtu”

Për fat të keq disa njerëz të pasjellshëm nuk duan t’ia dinë se cilët po lëndojnë. Nëse i bëni të ditura ndjenjat tuaja dhe kjo përsëri nuk i ndalon ata, atë me këtë frazë mund të ndodhë.

Kjo sinjalizon se ju nuk pëlqeni më bisedën dhe se nuk do të toleroni sjelljen e tyre negative.

Dhe ndoshta personi tjetër do të mendohet më mirë para se të thotë diçka të tillë në të ardhmen.

“Ti gjithmonë ke diçka negative për të thënë, apo jo?”

Edhe kjo frazë mund të ndihmojë që personi tjetër të rivlerësojë sjelljen e tij/saj si dhe fjalët që po nxjerr nga goja.

Duke evidentuar faktin se ata kanë shpesh një përgjigje negative për të thënë, ata mund të rimendojnë ato që flasin në të ardhmen. /Fattima Mahdi/TruthTheory/

FOTO GALERI
1/3
Kur dikush tregohet i pasjellshëm me ju, është e vështirë të mos nevrikosesh, por dija e vërtetë dhe ajo e lashtë na mëson se duhet të ruajmë gjakftohtësinë tonë dhe mendjen e kthjellët

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA