Policia “zbarkon” te lokalet e natës në ish-Bllok/ E pësojnë 11 administratorë që shpërndanin drogë brenda klubeve Një operacion antidrogë është finalizuar në Korçë pas gjashtë muajsh hetime, ku gjithsej 43 persona janë nën hetim.
Nga këta persona, 10 janë të ndaluar, 6 të arrestuar në flagrancë, 3 të shpallur në kërkim dhe 24 të tjerë po hetohen në gjendje të lirë.
Gjykata e Korçës ka lëshuar 13 masa sigurie “Arrest në burg”, nga të cilat strukturat hetimore forcat “Shqiponja” kanë ekzekutuar 10 masa ndalimi konkretisht ndaj shtetasve:
– P. P., 31 vjeç; P. A., 19 vjeç; B. R., 46 vjeç; T. R., 38 vjeç; E. B., 36 vjeç, M. K., 29 vjeç; E. F., 26 vjeç; G. K., 40 vjeç; D. Xh., 39 vjeç dhe M. K., 23 vjeç, banues në Korçë. Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit:
-E. K., 32 vjeç; M. D., 22 vjeç; E. N., 23 vjeç, banues në Korçë.
Gjithashtu në flagrancë janë arrestuar 6 shtetas konkretisht:
-M. P., 23 vjeç; I. D., 26 vjeç; Gj. R., 32 vjeç; A. S., 36 vjeç; D. Q., 27 vjeç dhe N. L., 19 vjeç, banues në Korçë.
Gjithashtu po hetohen në gjendje të lirë edhe 24 shtetas të tjerë.
Gjatë operacionit u sekuestruan në total 9 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, 388 gramë kokainë, 1 armë zjarri, municion luftarak, fidanë kanabis, llamba led, 9 automjete, 6 peshore elektronike, 28 celularë dhe shuma parash dhe eurosh, të përfituara nga veprimtaria kriminale.
Operacioni, i zhvilluar në vazhdën e 2 megaoperacioneve “Knock Down” të finalizuara 1 vit më parë, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, armëmbajtjes pa leje dhe kultivimit të bimëve narkotike.
Sipas policisë vijon puna operative-gjurmuese e proceduriale, për dokumentimin ligjor të veprimtarisë kriminale në ngarkim të personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet të paligjshëm.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel