Pothuajse e gjithë grupi i plotë i faqeve dhe aplikacioneve të mediave sociale, Meta, përjetuan raportime për ndërprerje mbrëmjem e sotme.
Përdoruesit e Instagramit të Nju Jorkut dhe Los Anxhelosit janë ndër më të goditurit.
Sipas DownDetector, një faqe interneti që monitoron ndërprerje të tilla, raportet e problemeve me platformën filluan të shfaqen rreth orës 18:30, por kulmi u arrit rreth orës 21:00.
Daily Mail ahkruan se mbi dhjetë mijë raporte për ndërprerje u dërguan nga përdorues në të gjithë Shtetet e Bashkuara kontinentale.
Përdoruesit kryesisht thanë se nuk ishin në gjendje të dërgonin mesazhe, por të tjerët raportuan se nuk mund t’i merrnin ato. Disa përdorues madje deklaruan se nuk mund të hynin fare në aplikacione.
Kompania Meta nuk ka dalë në një deklaratë zyrtare për situatën, por tashmë ka niaur rinthimi i funksioneve të rrjeteve sociale.
Ndërprerjet e sotme të Meta vijnë katër muaj pasi Facebook/Messenger pësoi ndërprerje të ngjashme shkurtin e kaluar.
Top Channel