Albin Kurti e shfrytëzoi fjalimin e mbajtur në kuadër të Forumit të Prespës që po zhvillohet në Ohër të Maqedonisë, për t’i përcjellë komunitetit ndërkombëtar një tjetër apel që ta dënojnë si akt agresion të Serbisë ndaj Kosovës rrëmbimin e tre policëve në kufi, ndërsa nuk ngurroi të falenderonte SHBA-në për qëndrimin e një dite më parë.

“Dua të falënderoj Departamentin e Shtetit që kërkoi lirimin e menjëhershëm të tre policëve kosovarë pa kushte. Dhe mendoj se kjo është rruga përpara. Fillimisht, na duhen që policët të kthehen dhe në të njëjtën kohë na duhet që komuniteti ndërkombëtar ta dënojë agresionin serb ndaj Kosovës”, tha Kurti.

Edhe një herë, ai kërkoi nga NATO-ja që ta konsiderojë dhe ta dënojë këtë episode edhe si shkelje të Marrëveshjes së Kumanovës, duke theksuar se Serbia shkeli nenin 4 të kësaj ujdie. Ai përsëriti se alternativa e vetme për Kosovën është komunitetin euroatlantik.

“Ne jemi në një linjë me BE-në, SHBA-në dhe NATO-n. Unë besoj që BE është më i rëndësishmi projekt për paqe dhe prosperitet në planet që nga Lufta e Dytë Botërore. Ne duam të kontribuojmë dhe jo vetëm të përfitojmë. Në besojmë në bashkëpunimin transatlantik”, u shpreh ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA