Greqia mohon se litari i rojës bregdetare shkaktoi fundosjen e barkës më qindra emigrantë në Egje (fotot)

16/06/2023 17:19

Zyrtarët grekë kanë mohuar sot raportimet se peshkarexha e tragjedisë se pardjeshme me qindra emigrantë, u fundos pasi roja bregdetare po e tërhiqte me anë të një litari sigurie që i kishte vendosur, shkruan BBC.

Deri tani 78 njerëz janë konfirmuar të vdekur por qindra njerëz janë të humbur nga barka që besohet se kishte të paktën 500 emigrantë në bord.

Roja bregdetare greke tha fillimisht se kishte ruajtur distancën e sigurisë nga mjeti i mbushur me emigrantë.

Por një zëdhënës i qeverisë ka thënë së fundmi se një litar ishte lidhur në peshkarexhën e tragjedisë nga roja bregdetare “per te siguruar ose tërhequr barkën”.

Ilias Siakantaris tha për mediat greke se disa orë para fundosjes roja bregdetare greke kishte lidhur një litar “për të stabilizuar mjetin lundrues, për të parë nëse kishin nevojë për ndihmë”.

Por ai theksonte: “Nuk ishte një litar ankorimi dhe nuk kishte tentativa për tërheqje apo komandim të barkës së emigrantëve”.

Zyrtari shton më tej për ngjarjen: “Ata e refuzuan, thanë ‘nuk duam ndihmë, duam të shkojmë në Itali’ dhe kishin vazhduar lundrimin e tyre”.

Çështja mbetet të kuptohet nëse ndonjë nga anijet kishte lidhur litar me peshkarexhën e tragjedisë, çka u ngrit fillimisht nga një aktivist i cili tha se njerëzit në bord ishin trembur shpejt se kjo mund të përmbyste barkën e tyre të tejmbushur, shkruan rrjeti britanik BBC.

Vetëm 104 u arritën të shpëtoheshin nga deti pas përmbysjes tragjike të anijes së emigrantëve  në ora 02:00 të natës së të mërkurës, ndërsa shanset e gjetjes së të mbijetuarve janë tashmë thuajse zero.

Organizata Ndërkombëtare e Emigracionit e përshkruante fundosjen si një nga tragjeditë më të mëdha në Detin Mesdhe.

Versioni i ngjarjeve nga roja bregdetare greke është sfiduar disa herë, ndërsa organizata e mbikëqyrjes së Mesdheut, ‘Alarm Phone’ tha se roja bregdetare kishte qenë në kontakt me barkën që kishte deri në 700 njerëz në bord.

Roja bregdetare tha se kishte kontaktuar në radio me drejtuesit e barkës dhe ata kishin refuzuar ndihmën, ndërsa dy anije komerciale sipas tyre, kishin sjellë ujë të pijshëm për emigrantët në barkë.

Refuzimet e qeveris greke për përdorimin e litarëve gjatë tragjedisë vijnë pas një artikulli sot të së përditshmes vendase Kathimerini ku thuhet se roja bregdetare kishte përdorur projektorë drite dhe megafonë për t’u thënë njerëzve në bord se ishin në rrezik dhe se nuk do të mund të mbërrinin në Itali.

Të paktën dy burime nga të mbijetuarit thonë se litari lidhur nga roja bregdetare mund të ketë qenë shkaku i tragjedisë.

Një vjen nga një zyrtar i portit të Kalamata që kishte folur me një të mbijetuar 24-vjecar sirian.

“Roja bregdetare lidhi një litar dhe nisi të tërhiqte majtas, por barka u lëkund dhe u përmbys nga e djathta”, tha Tasos Polychronopoulos.

Zëdhënësi i rojës bregdetare Cpt Nikos Alexiou tha sot se “nuk ka pasur asnjë tentativë për tërheqjen e barkës së emigrantëve”, ndërsa shtonte se litarë ishin hedhur nga anijet komerciale për të dhënë furnizime gjatë mbrëmjes.

FOTO GALERI
1/5
Zyrtarët grekë kanë mohuar sot raportimet se peshkarexha e tragjedisë se pardjeshme me qindra emigrantë, u fundos pasi roja bregdetare po e tërhiqte me anë të një litari

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA