Tre persona janë arrestuar në Tiranë për shkak të veprave të ndryshme që janë në kundërshtim me ligjin.
Një 20-vjeçar në Tiranë është vënë në pranga pasi gjatë kontrollit fizik në banesën e tij, është gjendur kanabis dhe një grirëse të kësaj droge të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Një 51-vjeçar tjetër F.N është arrestuar në Tiranë pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes.
Një i ri 18-vjeçar, po në Tiranë është vënë në pranga pasi drejtonte makinën tipi “Benz” pa leje drejtimi.
Një djalë 19-vjeçar ka kallzuar në polici në Tiranë zhdukjen e nënës së tij A.M 41 vjeç e cila ishte larguar nga banesa dhe dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. Po punohet për gjetjen e saj.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Top Channel