U ekstradua dy ditë më parë nga Gjermania, GJKKO lë në burg Ardit Gjokrosën. Siguroi kushtet për atentatin ndaj Hamza Terziut Lulzim Basha po lëviz të gjitha gurët për të rimarrë kontrollin e Partisë Demokratike edhe de fakto.
Terrenin për rikthimin po e shtrojnë një grusht anëtarësh të kryesisë të udhëhequr nga Enkelejd Alibeaj, të cilët miratuan të vetëm rregullat për zgjedhjet e kryetarit në 29 korrik pa marr mendimin e zërave kritik të cilët janë kundër skenarit të zgjedhjeve të menjëhershme për kryetar.
Me këtë vendim kryesia i vuri vulën copëzimit të Partisë Demokratike zyrtare në dy pjesë, grupi Basha që po shpejton për hapjen e garës në parti; dhe grupi Bardhi, i cili nuk mbështet rikthimin e ish kryetarit si lider i demokratëve. Krahas ndasive të thella, 17 anëtarë të kryesisë vendosën të plotësojnë kërkesën e kritikëve për të thirrur Këshillin Kombëtar në 20 qershor, datë që përkon me afatin e fundit për dorëzimin e kandidaturave për kryetarin e ri të Partisë Demokratike.
Mbledhja u bojkotua nga sekretari i përgjithshëm Gazment Bardhi, përgjegjësi kryesor për organizimin e proceseve zgjedhore në mungesë të kryetarit dhe 8 anëtarëve të kryesisë të cilët nuk janë dakord me rrugën që po ndjek grupi Basha. Arbitri i kësaj gare të re për kryetar që nuk ndryshon shumë nga ato të shkuarat ku Lulzim Basha ka korrur fitore plebeshitare, u caktua të jetë Jemin Gjana.
Pavarësisht bojkotit të mbledhjes të një dite më parë, Gazment Bardhi përshëndeti kthesën e kryesisë për të thirrur Këshillin Kombëtar, por mungesa e tij duket se nuk është pa rëndësi, pasi edhe sekretari i përgjithshëm po ruan një as nën mëngë, për tiu drejtuar gjykatës nëse një pjesë e kryesisë nuk i përmbahet kornizave të statutit.
Top Channel