Lulzim Basha po lëviz të gjitha gurët për të rimarrë kontrollin e Partisë Demokratike edhe de fakto.

Terrenin për rikthimin po e shtrojnë një grusht anëtarësh të kryesisë të udhëhequr nga Enkelejd Alibeaj, të cilët miratuan të vetëm rregullat për zgjedhjet e kryetarit në 29 korrik pa marr mendimin e zërave kritik të cilët janë kundër skenarit të zgjedhjeve të menjëhershme për kryetar.

Me këtë vendim kryesia i vuri vulën copëzimit të Partisë Demokratike zyrtare në dy pjesë, grupi Basha që po shpejton për hapjen  e garës në parti; dhe grupi Bardhi, i cili nuk mbështet rikthimin e ish kryetarit si lider i demokratëve. Krahas ndasive të thella, 17 anëtarë të kryesisë vendosën të plotësojnë kërkesën e kritikëve për të thirrur Këshillin Kombëtar në 20 qershor, datë që përkon me afatin e fundit për dorëzimin e kandidaturave për kryetarin e ri të Partisë Demokratike.

Mbledhja u bojkotua nga sekretari i përgjithshëm Gazment Bardhi, përgjegjësi kryesor për organizimin e proceseve zgjedhore në mungesë të kryetarit dhe 8 anëtarëve të kryesisë të cilët nuk janë dakord me rrugën që po ndjek grupi Basha. Arbitri i kësaj gare të re për kryetar që nuk ndryshon shumë nga ato të shkuarat ku Lulzim Basha ka korrur fitore plebeshitare, u caktua të jetë Jemin Gjana.

Pavarësisht bojkotit të mbledhjes të një dite më parë, Gazment Bardhi përshëndeti kthesën e kryesisë për të thirrur Këshillin Kombëtar, por mungesa e tij duket se nuk është pa rëndësi, pasi edhe sekretari i përgjithshëm po ruan një as nën mëngë, për tiu drejtuar gjykatës nëse një pjesë e kryesisë nuk i përmbahet kornizave të statutit.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA