Sekretet e ushqimit dhe agjërimit të popullit Hunza që jeton 120 vjet (fotot)

15/06/2023 18:03

Lugina e lumit Hunza në kufirin mes Pakistanit, Kinës e Indisë ka nisur të njihet si “oazi i rinisë prej komunitetit pakistanez Hunza, që ka një jetëgjatësi mesatare prej më shumë se 100 vjet, duke arritur në disa raste 160.

Populli i varfër e punëtor Hunza konsiderohet si një nga më të lumturit në botë teksa nuk sëmuren kurrë dhe gratë e tyre mund të lindin fëmijë dhe në mosha të pamenduara për botën “e civilizuar”.

Populli pakistanez Hunza jeton në majën veriore të vendit dhe flasin gjuhën e tyre Burushaski që konsiderohet e izoluar.

Largësia dhe izolimi i vendit primitiv bën që ata shumicën e dimrit të jetojnë në një regjim të ashpër agjërimi prej mungesës së ushqimit, përveç frutave të thata dhe lëngjeve të ruajtura gjatë verës, kryesisht të kajsisë, në formën e koncentrateve dhe farave.

Populli Hunza ka kryesisht fruta, fara dhe perime që i kultivon vetë dhe nganjeherë mish gjahu. Ata janë mikpritës, të dobët të hollë e të sjellshëm.

Por ushqimi i tyre çelës duket se është kajsia dhe produktet e përpunimit të saj, të farave dhe vajit të saj, me të cilat ato ushqehen dhe kurohen dhe gjatë muajve të ftohtë e pa ushqim të agjërimit dimëror.

Feja e tyre është një tip i izoluar islami, teksa Hunza kanë xhami të improvizuara por jo minare.

Në vitin 1963, një ekspeditë mjekësore franceze vizitoi luginën Hunza ku vërejti një jetëgjatësi mesatare prej 120 vjetësh, që ishte dy herë më shumë se e evropianëve, megjithë “lukset” dhe mjetet moderne të jetesës se këtyre të fundit.

Ndërsa në gusht 1977, një kongres botëror i kancerit në Paris prezantoi një studim ku thuhej se mungesa totale e kancerit shihej vetëm te populli Hunza.

Populli Hunza kryejnë aktivitet të vazhdueshëm fizik dhe kanë energji të mëdha duke punuar ose ecur mes shtigjeve malore nga agimi deri në mbrëmje.

At ajnë çuditërisht gjithnjë në humor të mirë, pozitive të gezuar dhe solidarë, me një balancë të pashpjegueshme emocionale durimi, dashamirësie dhe aspekte të tjera gjendjesh shpirtërore që nuk shihen më në vendet e njohura.

Populli Hunza respekton më të vjetrit si më të ditur dhe më të aftë, prandaj ata nuk shqetësohen kurrë për rritjen e moshës së tyre por e konsiderojnë si një arritje e krenari.

Ata rrisin kudo pemë kajsie, hanë e përpunojnë farat e tyre duke krijuar vajra e pudra me to, për të ngrënë e kuruar.

Beta-karotene është një përbërës i kajsive të thata që besohet se mbron qelizat nga ndryshimet radikaleve të lira, dhe rrjedhimisht nuk lejon që Hunza të sëmuren me kancer.

FOTO GALERI
1/5
Por ushqimi i tyre çelës duket se është kajsia dhe produktet e përpunimit të saj, të farave dhe vajit të saj, me të cilat ato ushqehen dhe kurohen

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA