“Më thonë shiko se në protestë kanë dalë edhe tanët”/ Rama nga Shkodra: Po të kishin gojë flamingot, do tregonin historinë se nuk vinin në Shqipëri nga pushkët dhe…
Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pas rrëmbimit të tre policëve dje në veri të Kosovës nga forcat speciale serbe.
Kreu i shtetit dënon aktin e rëndë për të cilin thotë se është provokativ për destabilizimin e Kosovës, teksa i bën thirrje Serbisë për lirimin e tyre.
Begaj i bën thirrje për ndërhyrje edhe partnerëve ndërkombëtarë.
“Rrëmbimi i tre efektivëve të Policisë së Kosovës brenda territorit kosovar nga trupat serbe është një akt i rëndë provokativ për destabilizimin e Kosovës dhe të mbarë rajonit.
E dënoj me forcë këtë akt dhe i bëj thirrje autoriteteve Serbe për lirimin e efektivëve kosovarë. Gjithashtu iu bëj thirrje partnerëve ndërkombëtarë që të ndërhyjnë dhe të shkurajojnë veprime të tjera të ngjashme.
Një thirrje vëllazërore e bëj sërish për autoritetet e Kosovës për të mos rënë pre e provokimeve dhe për të dhënë kontributin e tyre për çtensionimin e situatës. Koordinimi me SHBA dhe BE për rikthimin në tryezën e dialogut është tepër i rëndësishëm”, shkruan Presidenti Bajram Begaj.
Top Channel