Depozitues që kërkonin paratë e tyre kanë protestuar sot duke djegur goma e duke vandalizuar vetratat e bankave në lindje të kryeqytetit Beirut.
Libani është përfshirë nga një krizë dhe bllokadë financiare prej vitit 2019 teksa valuta vendase është zhvlerësuar ndjeshëm kundrejt dollarit.
Dje parlamenti i vendit sërish nuk arriti të zgjidhte presidentin e ri, teksa ndasitë mes simpatizantëve të organizatës Hezbollah dhe kundërshtarëve të tyre kanë zgjatur pasigurinë politike.
Libani është pa kreun e shtetit prej disa muajsh teksa tentativa e fundit e zgjedhjes ishte mbajtur në janar.
Vota për presidencën i rezervohet kristianëve sipas sistemit delikat të ndarjes së pushtetit në Liban, ku kandidati i mbështetur nga Hezbollah, Sleiman Frangieh konkuronte me financierin Jihad Azour, i mbështetur nga deputetët kristianë dhe të pavarur, shkruan rrjeti AFP.
Asnjë prej tyre nuk arriti të merrte dy të tretat e kërkuara, teksa Azour mblodhi 59 vota ndërsa Frangieh, 51.
Analistët thonë se vakumi i pushteti rrezikon të thellojë ngërçin politik dhe ekonomik të gati tre viteve.
SHBA e Franca kanë nxitur politikanët të veprojnë, teksa përfaqesuesi i DASH, Matthew Miller tha se Libani ka “nevojë urgjente për një president që të zbatojë reforma” me qëllim lirimin e kredive nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.
“Që kjo të ndodhë, Parlamenti duhet të vijojë bisedimet elektorale dhe gjetjen e zgjidhjes”, tha ai.
Në mungesë të presidentit, Libani qeveriset prej një viti nga një qeveri e përkohshme me pushtet të kufizuar.
Top Channel