Moti i keq shkaktoi dëmtimin e kulturave bujqësore në disa fshatra të Korçës duke prekur më së shumti sipërfaqet e mbjella me grurë.

Në fshatrat Turhan dhe Ravonik janë rreth 50 ha të dëmtuara dhe miliona lekë dëm për fermerët, puna e të cilëve përballë fenomeneve natyrore mbetet e pambrojtur.

Ata tregojnë se ndërsa prisnin të nisnin korrjen e grurit, parcelat e tyre janë rrafshuar dhe nuk do të mund të marrin asgjë nga prodhimi që prisnin.

“Kam investuar dhe gjithë prodhimi iku dëm, në këtë përmasa nuk kemi pasur asnjëherë dëm kaq të madh. Ishte prodhim i mbarë por nuk na la moti e dolëm zero. Është dëmtuar shumë toka.”– thanë fermerët.

Reshjet intensive të shiut në Korçë shkaktuan dëme në fshatrat e njësive administrative Drenovë dhe Voskop kryesisht në tokat e mbjella me grurë dhe elb por edhe për perimet ndërsa fermerët rrezikojnë të mos arrijnë të sigurojnë as ushqimin për bagëtitë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA